Ambasadorja Bërns takon Shahpaskën

TË FUNDIT

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska sot mbajti takim me ambasadoren e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut Kejt Mari Bërns, në të cilën sërish  ishte riafirmuar nevoja për  bashkëpunim të afërt të mëtutjeshëm në zhvillimin dhe përparimin e shoqërisë së Maqedonisë, veçanërisht në pjesën e inkluzivitetit dhe barazisë, kumtuan nga MPPS.

Ministrja Shahpaska ka shprehur falënderim deri te SHBA-ja për mbështetjen që na e jep nga pavarësia deri më sot, veçanërisht në pjesën e procesit euroatlantik dhe anëtarësimin tonë në NATO si vendi i 30-të anëtar.

Ajo theksoi se si ministre e Punës dhe Politikës Sociale ka shumë prioritete në të cilat  do të fokusohet në periudhën e ardhshme.

“Intensivisht do të punojmë me kategoritë e rrezikuara të qytetarëve,  me grupet e varfëra dhe të margjinalizuara, me rininë…Menjëherë pas ndërmarrjes së funksionit,  në javën e parë e propozuam  Ligjin për parandalim dhe  mbrojtje nga diskriminimi, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm shumë shpejtë të miratohet. Punojmë në vendime ligjore për parandalim të dhunës mbi  gratë, barazinë gjinore e kemi lartë në agjendë,  fuqishëm jemi të përkushtuar në reformën sociale, veçanërisht në pjesën e decentralizimit të shërbimeve sociale dhe deinstitucionalizimit. Do të sigurojmë edhe dialog thelbësor për ndryshim të rregullores për marrëdhënie pune i cili do të jetë vendim ligjor bashkëkohor i sjellur në bazë të debatit të gjërë”, ka potencuar ministrja Shahpaska.

Ambasadorja Bërnz ka shprehur kënaqësi që për një kohë aq të shkurtër Propozim-ligji për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi është lëshuar në procedurë dhe ka shfaqur shpresë se Kuvendi i Maqedonisë do ta votojë sa më shpejtë që është e mundur.

Ambasadorja Bërnz ka theksuar edhe se tani Maqedonia e Veriut, SHBA-ja  janë aleatë të NATO-s dhe se  ka kushte  që bashkëpunimi i ndërsjellë të përparohet.

Në mbledhje është theksuar se në pjesën e bashkëpunimit të ndërsjellë, në periudhën e ardhshme, do të përkushtohet vëmendje e veçantë  në luftën kundër korrupsionit,  politikave për rini të cilat vlejnë  mbajtje të rinisë në vend dhe hapje të perspektivave të reja për to, si dhe në pjesën e rritjes ekonomike.

Të dy bashkëbisedueset u pajtuan se  në periudhën e ardhshme shohin sfida të njëjta dhe fusha të njëjta  në të cilat munden të bashkëpunojnë të dy vendet, veçanërisht në pjesën e mbështetjes  që është e domosdoshme për Maqedoninë e Veriut, me qëllim të vetëm  të sigurojë  zhvillim të qëndrueshëm dhe përparim.