Sonte në ClickPlus e ftuar do të jetë ambasadorja e SHBA-ve në Maqedonia, Anxhela Ageler, ku do flasë për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, korrupsionin në vend, listën e zezë të SHBA-së, shtetin e së drejtës. Sipas saj, zgjedhjet që po vijnë, janë zgjedhje ku do të vendoset e ardhmja e Maqedonisë së Veriut.
“Unë besoj se rrugëtimi i ardhshëm i këtij vendi do të vendoset në shumë mënyra nga zgjedhjet që vijnë”, tha ambasadorja Angela Ageler, në intervistën për TV21, që do të transmetohet e plotë sonte me fillim nga ora 20:45.
