Ambasadorët e BE-së: Presim të gjitha partitë politike të udhëheqin fushatë në suaza të ligjit

TË FUNDIT

Presim që të gjitha partitë politike të udhëheqin fushatë në suaza të ligjit, me respektim të të gjitha masave të kujdesit nga Kovid-19. Procesi zgjedhor është një mundësi që aktorët politikë, ta konfirmojnë dhe qartë ta tregojnë përkushtimin e tyre të sundimit të së drejtës dhe respektimit të standardeve më të larta evropiane, përfshirë edhe shmangien e gjuhës nxitëse, lajmeve të rreme dhe diskriminimit. Kthimi i funksionimit të plotë të kuvendit do të jetë më dobi të vendit që të përgatitet për negociatat aderuese të cilat së shpejti do t’i fillojë dhe do t’i mundësojë t’i zbatojë reformat kyçe.

Kjo theksohet në deklaratën të përbashkët me shkrim  të publikuar sot të shefit të Delegacionit të BE-së Samuel Zhbogar dhe të ambasadorëve të vendeve anëtare të prezantuar në Shkup me rastin e fushatës tashmë të filluar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 15 korrik.

“E përshëndesim marrëveshjen për datën për zgjedhje të arritur midis partive politike. E njohim rolin e Presidentit të vendit në lehtësimin e dialogut midis partive duke i mundësuar vendit ta vazhdojë procesin zgjedhor mbi bazë të konsensusit dhe të zbatojë zgjedhje të lira,  korrekte, dhe kredibile. Jemi të bindur se qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut do ta tregojnë përkushtimin e tyre në demokracinë parlamentare duke e realizuar të drejtën e tyre të votës për drejtimin dhe prioritetet e vendit. Sepse Republika e Maqedonisë së Veriut së shpejti do t’i fillojë negociatat aderuese me Bashkimin Evropian, kthimin e funksionimit të plotë të kuvendit do të jetë në dobi të vendit dhe do të mundësojë të vazhdojë t’i zbatojë reformat kryesore, si dhe të përgatitet për  negociata”, theksohet në deklaratë.

Si evropianë, shtohet, të gjithë së bashku po përballemi me pasojat e krizës me Kovid-19. Kriza nuk ka përfunduar dhe respektimi i të gjitha masave të kujdesit është ende me rëndësi të madhe për të gjithë ne.

“E përshëndes vendosjen e protokolleve dhe procedurave të cilat u mundësojnë qytetarëve t’i realizojnë të drejtat e tyre demokratike, njëkohësisht duke siguruar se shëndeti dhe siguria e tyre janë të mbrojtura dhe i inkurajojmë ata që janë përgjegjës për zbatimin e tyre, ta marrin trajnimin dhe mbështetjen e nevojshme”, theksojnë diplomatët evropianë.

Lidhur me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, theksohet se ai në këtë moment ka detyra të veçanta, të cilat duhet të kryhen  në mënyrë të pavarur dhe profesionale në interes të vendit dhe me mbështetje nga institucionet e tjera shtetërore. Në interes së vendosjes së njohjes ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira dhe korrekte, në deklaratë përshëndetet edhe vendimi i OSBE/ODIHR t’i vlerësojë zgjedhjet.

“Presim të gjitha partitë politike të udhëheqin fusharë në suaza të ligjit, me respektimin e të gjitha masave të kujdesit të Kovid-19. Procesi zgjedhor është mundësi që aktorët politikë, nga të gjitha palët, ta konfirmojnë dhe qartë ta tregojnë përkushtimin e tyre në sundimin e të drejtës dhe respektimit të standardeve më të larta evropiane, përfshirë edhe me shmangien e gjuhës nxitëse, lajmeve të rreme dhe diskriminimit”, qëndron në kumtesë.

Përfaqësuesit e Delegacionit të BE-së dhe të vendeve anëtare të BE-së, me tregues edhe në rëndësinë  e rolit të mediave në procesin zgjedhor.

“E njohim rëndësinë e mediave të lira dhe të pavarura për demokracinë dhe i inkurajojmë ta kryejnë rolin e tyre të rëndësishëm, veçanërisht gjatë zgjedhjeve, në mënyrë profesionale dhe me ndërgjegje  duke u siguruar qytetarëve informacione të besueshme për vendimet e tyre në kutitë e votimit”, porosisin në deklaratën e përbashkët të shefit të Delegacionit të BE-së dhe të ambasadorëve të vendeve anëtare./MIA