Ambasada e Gjermanisë sot dhuroi një automjet të ri të ambulancës për spitalin Klinik të Shtipit që është kovid-qendër. Ambasadorja gjermane, Anke Holshtajn tha se theksi kryesor i Gjermanisë dhe vendeve të BE-së është në menaxhimin e pandemisë së Kovid-19 dhe pasojat e saj.
“Në Ballkanin Perëndimor kemi partnerë të cilët mund të mbështeten te ne në luftën kundër pandemisë. Gjermania deri më tani ka mbështetur rajonin me 13 milion euro, përveç që Bashkimi Evropian ndihmon me 3,3 miliardë euro ku Gjermania merr pjesë me gati një të tretën”, deklaroi Holshtajn.

Donacioni theksoi ajo, është 38.000 euro dhe realizohet përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë.
Drejtori i spitalit Klinik të Shtipit, Alen Gjeorgjiev, theksoi se automjeti i ri i ambulancës është në rrethin e spitalit, dhe ishte pranuar prej Ambasadës së Gjermanisë në bashkëpunim me Fondacionin jo-qeveritar për Zhvillimin e Bashkësisë Lokale – Shtip.
“Në emrin tim dhe të punonjësve të spitalit Klinik ISHP – Shtip, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për këtë donacion të madh i cili do të na ndihmojë shumë. Opinioni e di që spitali Klinik – Shtip është qendër rajonale për trajtimin e luftës kundër infeksionit së koronavirusit, ne trajtojmë numër të madh të pacientëve çdo ditë dhe së fundmi kemi numër seriozisht të lartë të pacientëve të cilët janë të sëmurë rëndë dhe nganjëherë situata kërkon disa pacientë për t’i transferuar për trajtim të mëtejshëm në klinikat në Shkup”, tha Gjeorgjiev.

Ai nënvizoi se si spital ata kanë edhe dy automjete të tilla, të cilat janë të pajisura plotësisht, ndërsa ata kanë tre automjete të tjera, të cilat nuk janë të pajisura me pajisje moderne mjekësore.
