Ambasada e ShBA-ve ndau një milion dollarë për ujësjellësin drejt Lubetenit, pritet të fillojë në vjeshtë – njofton kryetari i Butelit/VIDEO

TË FUNDIT

Kryetari i Butelit, Darko Kostovski ka bërë të ditur se në vjeshtë pritet të marrë zgjidhje problemi i ujësjellësit drejt fshatit Lubeten dhe Lubancit, transmeton TV21. Ai tha se në vjeshtë do të nisë procedura tenderuese, ndërkaq ky projekt, të cilin e quajti mega projekt, pritet të realizohet në tri faza.

Vetëm për fazën e parë, Ambasada e ShBA-ve ka ndarë 1 milionë dollarë.

“Pas më shumë se 30 vjetësh, më në fund kemi situatë ku shumë shpejtë, gjatë vjeshtës duhet të nisë procedura tenderuese. Nga ana e Ambasadës së ShBA-ve na janë ndarë 1 milionë dollarë për këtë mega projekt. Kjo është me rëndësi për banorët e Lubetenit dhe Lubancit, që përfundimisht të fitojnë ujë për pije”, tha Kostovski.