Amazon para festave do të punësojë 100.000 punëtorë sezonalë

TË FUNDIT

Kompania amerikane Amazon kumtoi se ka punësuar 100.000 njerëz në kohë të përcaktuar për shkak të rritjes së porosive përmes internetin para festave të nëntorit në SHBA.

Deri në fund të qershorit 2020, Amazon kishte më shumë se 875.000 punonjës në të gjithë botën. Në fund të korrikut, kompania me seli në Sietël kumtoi se i ka hapur edhe 175.000 vende të tjera pune në mars, nga të cilat 125.000 do të jenë në kohë të pacaktuar.

Kompania në mes të shtatori i hapi edhe 100.000 vende të tjera pune në SHBA dhe Kanada. Shumica e tyre janë në depo, për përgatitjen e paketave dhe dërgimin e tyre.

Amazon kohët e fundit kumtoi se është shënuar rritje e numrit të porosive që nga fillimi i pandemisë Kovid-19.

Kompania para festave të vitit të kaluar i punësoi 200.000 punëtorë sezonalë.