Amazon do të investojë dy miliard dollarë për “ekonomi të gjelbër”

TË FUNDIT

Kompania “Amazon” paralajmëroi  se do të investojë  dy miliard dollarë amerikan në projekte  për luftë kundër ndryshimeve klimatike,  si dhe përforcim të përpjekjeve për zvogëlim të gjurmëve të karbonit  të gjigantit teknologjik.

Fondi për klimë (CPF) do t’i mbështesë  përpjekjet e kompanive  në shumë sektore për “lehtësim të tranzicionit  ndaj ekonomisë me zero thëngjill”,  citohet në kumtesën e “Amazon”.

“Nisma do të përpiqet të investojë në sipërmarësit  vizionarë dhe inovatorët  të cilët ndërtojnë  prodhime dhe shërbime  për t’u ndihmuar kompanive t’i zvogëlojnë mbeturinat e thëngjillit  dhe të punojnë  me qëndrueshmëri”, tha themeluesi dhe drejtor ekzekutiv  i “Amazon”, Xhef Bezos.

“Amazon” kumtoi se është parashikuar të punojë  në 100 për qind të energjisë së rinovueshme deri në vitin 2025. Përveç kësaj,  do të ketë më shumë se 100.000  furgonë elektrik për  dërgesë  që t’i zëvendësojë  automjetet  me karburante.

Fondi i ri do të investojë në kompanitë e industrive të ndryshme, duke përfshirë transport dhe logjistikë, prodhimtari të energjisë, deponim dhe përdorim, prodhimtari dhe materiale, ekonomi, ushqim dhe bujqësi./MIA