Artisti i ri nga Shkupi Amar Ismani sot publikoi projektin e tij të parë i cili titullohet PRAY. Amari vjen nga një lagje urbane e Shkupit, më saktësisht nga Çairi.
Ai është pjesë e produksionit nga Shkupi Unorthodox Entertaiment, bashkë me disa artistë tjerë, ku si producent kryrsorë është Veton Vejseli i cili njihet si sound engineer nga më të suksesshmit në vend, i cili poashtu është producenti kryesor i këtij projekti.
Ndërsa videoklipi është i punuar nga Ammar Fejzullahu i cili poashtu është i njohur në sferën e video produksionit. Videoklipi është realizuar në lagjet urbane të Shkupit, ndërsa është përshtatur me muzikën e cila ka për qëllim paraqitjen reale të të rinjëve në vendin tonë, dhe ka për qëllim motivimin e tyre.
Më poshtë ju sjellim projektin “Pray”.
