“Altin Dumanin e keni nga Dibra”, Rama me gratë në Peshkopi: Është prokuror i ndershëm, por shpatën e drejtësisë në dorë ia dhamë ne

TË FUNDIT

Kryeministri Edi Rama nga Dibra tha se kreu i SPAK Altin Dumani është nga këto zona, duke thënë se ai ka qenë prokuror edhe përpara se të ngrihej Struktura e Posaçme, por se nuk kishte fuqi të thërriste njerëz me pushtet.

Ai tha se Dumani ka qenë e është prokuror i ndershëm, por se shpatën e drejtësisë në dorë ia dha PS. “Altin Dumani u bë i fortë, sepse ne i dorëzuam drejtësisë shpatën e ndëshkimit që i takon asaj”, u shpreh Rama.

Edi Rama: Altin Dumani, meqë është nga Dibra, op ka qenë prokuror shumë vite, po ky ka qenë. I ndershëm, i zoti i papërzier me asgjë tjetër, përpos se me punën e vet, por kishit dëgjuar ju që Dumani të merrte në pyetje ndonjë person të njohur politik.