Alternativa nuk emëron asnjë femër në pushtet, Murtezani: Nuk kemi vendosur në baza gjinore

TË FUNDIT

Të pyetur se pse nga kjo parti nuk është emëruar asnjë femër si bartëse e funksioneve në Kuvend, Qeveri dhe dikastere të tjera të pushtetit ekzekutiv, nga Alternativa thonë se kështu ka vendosur Kryesia Qendrore, shkruan TV21. Zëdhënësi i kësaj partie, Orhan Murtezani thotë se janë marrë parasysh emrat që kanë shfaqur gatishmëri dhe se nuk është vendosur në bazë gjinore për emërimet në pozitat që ka marrë kjo parti si rrjedhojë e marrëveshjes për përfshirje në koalicionin qeverisës.

Në lidhje me: Ismaili nënkryetar i Kuvendit, Sali ministër i Shëndetësisë! Emrat nga Alternativa që do të drejtojnë ministri e drejtori

“Kemi zhvilluar diskutim të gjere brenda organeve të partisë. Ka pasur disa oferta të caktuara, të cilat nuk janë pranuar, dhe në fund kur Kryesia ka votuar listën, nuk jemi prirur nga ajo se është mashkull apo femër, por thjesht nga potenciali kadrovik që e kemi pasur dhe kuadrot që kanë shfaqur gatishmëri që tu prijnë atyre institucioneve”, deklaroi Orhan Murtezani, zëdhënës i Alternativa.