Alpinistja Uta Ibrahimi rikthehet në Kosovë pas ngjitjes së 14 majave më të larta në botë

TË FUNDIT

Alpinistja Uta Ibrahimi është kthyer në Kosovë pas përmbushjes së misionit të saj për ngjitjen e 14 majave më të larta në botë.

E mirëseardhje i ka uruar ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit , Hajrulla Çeku

“Mirë se erdhe Uta

Uta kthehet në shtëpi, pas përmbylljes së një prej rrugëtimeve më të jashtëzakonshme të saj, realizimin e projektit të ngjitjes së 14 majave më të larta në botë. Një arritje historike që e vendos atë mes alpinistëve më të mëdhenj botërorë. Faleminderit Uta që lartësove shtetin tonë”, ka shkruar Çeku në Facebook./21Media