Aliu: Zona industriale e Vizbegut ka qarkullim vjetor të mbi 800 milionë eurove, por ende ka probleme infrastrukturore

TË FUNDIT

Biznesmeni Nuhi Aliu në konferencën për shtyp të OEMVP-së tha se zona industriale e Vizbegut është lënë në harresë nga institucione, përcjell TV21. Aliu thotë se edhe pse kjo zonë ka qarkullim të mbi 800 milionë eurove në nivel vjetor dhe se bën pjesë në PBB-në e Maqedonisë së Veriut me 7,5 për qind, ende nuk ka infrastrukturë.

“Është mëkat që në kohën që jetojmë të kemi probleme infrastrukturore, ende jemi me ato gropat për të grumbulluar ujërat e zeza, ende me ujë…nuk kemi sa duhet”, tha mes tjerash Aliu.