Aleancat e reja, pa anëtarë të rinj! Dimitrovski: Aleancat në Ballkan mund të jenë të rrezikshme

TË FUNDIT

Aleancat e sapoformuara për bashkëpunim ushtarak në Ballkan tani për tani mbeten pa anëtarë të ri. Përfaqësuesit zyrtarë të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë theksuan se ftesa është e hapur për Bullgarinë, por nga Sofja nuk ka konfirmim për pjesëmarrje. Sipas informacioneve, kjo aleancë është e hapur edhe për Maqedoninë, por krerët shtetëror të vendit nuk e kanë komentuar ofertën. Pas formimit të kësaj aleance, marrëveshje të ngjashme arritën edhe Hungaria dhe Serbia, ndërsa interes për hyrje ka Republika Sërbska.

“Vlerësoj se, si përfaqësues i vendit anëtarë të NATO-së, ata në ndonjë mënyrë mund të jenë kundërproduktive”, tha Zoran Dimitrovski.

Sipas Dimitrovskit, përderisa BE-ja po punon në përforcimin e kapaciteteve mbrojtëse, NATO duhet të mbetet Aleanca e vetme e cila garanton siguri në rajon.

“NATO duhet të jetë e pranishme dhe është fuqi unikate ushtarake në drejtim të garancisë së sigurisë për Ballkanin, për shkak se aleancat tjera mund të jenë shumë të rrezikshme si dhe për vetë BE-në”, tha Dimitrovski

Dimitrovski vlerëson se dy aleancat mes vetes nuk janë kooperative dhe deklaroi se ata nuk do të funksionojnë, përkatësisht se nisma për bashkëpunim në sferën e mbrojtjes do të dështojë.