Aleancat e “pazakonshme” politike

TË FUNDIT

Radikalët në Perëndim, por edhe lëvizjet neo-naziste në Evropë, janë të ngazëllyera me qëndrimet e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit, të cilin e shohin si një alternativë ndaj Brukselit dhe Uashingtonit.

Kryetarja e partisë më të fuqishme të ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen, theksoi se Putini ka kthyer ndjenjën e krenarisë në shtetin e tij, që është poshtëruar me vite me radhë.
Edhe Najxhell Farazh, udhëheqës i partisë së djathtë ekstremiste në Britani, Partia e Pavarur e Britanisë, e cilëson Putinin si një burrështetas të fuqishëm dhe të respektuar botëror.
Neo-nazistët në radhët e partisë gjermane, NPD, e shohin Putinin si një politikan që lufton për popullin e tij, ndërsa në letrën që i dërguan para ca kohësh, për t’i dëshiruar mirëseardhje, Putinit ju drejtuan me fjalën “Shkëlqesi”. Udhëheqësi i kësaj partie, Udo Voigt, thotë për Putinin se është një politikan, i cili nuk mund të manipulohet.
Edhe radikalët hungarezë, letonezë, grek, sllovakë, italian dhe flamanë e konsiderojnë Putinin si një udhëheqës të madh dhe te ai e shohin një mbështetje për atë që dëshirojnë, më saktë dështimin e Bashkimit Evropian dhe ndaljen e ndikimit amerikan në politikën evropiane.
Edhe në Parlamentin e Evropës ekziston grupi përfaqësues, Miqtë e Putinit, i përbërë nga pjesëtarë të ekstremit të djathtë, e presidenti rus mbështetet edhe nga grupi parlamentar Evropa për Liri dhe Demokraci të Drejtpërdrejtë, që përbëhet nga 48 anëtarë nga shtatë shtete anëtare të unionit./21 Media/