Këngëtarja e njohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, tashmë e ka zbuluar të preferuarin e saj në Big Brother VIP Albania.
Ajo ka treguar së fundmi se po bën tifo për artistin shkodran, Luiz Ejlli, teksa ia uroi fitoren nga një koncert, transmeton Telegrafi.
@kefseresara #meluizin ♬ original sound – Ccggjjf
Teksa shfaqet duke mbajtur një mbrëmje muzikore, artistja e famshme thotë se lutet për të duke shtuar se e meriton fitoren në BBVA.
“Hajde Luiz. Lutemi për ty. Ishalla e fiton se e meriton vërtetë”, tha ajo.
Veç Albëries, përkrahje të madhe Luizit deri më tani i kanë dhënë edhe shumë artistë të tjerë të estradës.
Këngëtari ditë më parë u përmend në një koncert të Gold AG dhe një mbështetje të madhe këto kohë e ka marrë edhe nga Vesa Luma.
Luizi është shndërruar në një fenomen këtë edicion të Big Brother, teksa ka marrë vëmendje mjaft shumë me lojën e tij brenda këtij formati.
Ai ndërkaq vlen të ceket se ka arritur mbi katër miliardë shikime në TikTok. /Telegrafi/