Alarm për bombë edhe në disa shkolla të rajonit të Gjilanit

TË FUNDIT

Në disa shkolla të rajonit të Gjilanit ka pasur alarm për bombë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Lajmi për rtv21 u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili po ashtu tha se nuk ka vend për panik.

“Ju njoftojmë se nga orë të hershme të mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës ka pranuar informata nga përgjegjësit e disa shkollave të komunës së Novobërdës, Kamenicës Ranillugut , dhe Kllokotit se përmes Email adresave zyrtare të këtyre shkollave kanë pranuar informatë se ka të vendosura bomba ( mjet shpërthyes). Për momentin nuk ka vend për panikë. Policia e Kosovës dhe njësitet e IEDD kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe janë duke i hetuar rastet veç e veç”, tha Hashani

Po ashtu, mëngjesin e sotëm është ndërprerë procesi mësimor në disa shkolla të komunave veriore./TV21