Drejtori i “Operas dhe Baletit”, Vaso Ristov, e ka lutur tenorin Ram Lahaj që ta mbajë koncertin së bashku me orkestrën e Operës dhe Baletit të Maqedonisë. Ai thotë se nuk ka pasur asnjëfarë diskriminimi ndaj tenorit me famë botërore- Lahaj. Përndryshe, para disa ditëve Lahaj akuzoi orkestrën e Operas dhe Baletit të Maqedonisë se është jo-korrekte dhe joprofesionale, me ç’ rast vendosi që të enjten koncertin para publikut të Shkupit ta mbajë pa orkestër.
“Pas çdo performance të Ram Lahaj, orkestra ka duartrokitur me brohoritje. Kjo është e vërtetë. Këtu kanë performuar edhe artist tjerë shqiptarë, edhe ata tani reagojnë. Japin mbështetje për këtë. Kush shkruan spekulime? Pse? Nuk ka nevojë. Kemi bashkëpunim të mrekullueshëm me ata artistë botërorë. Do ju zbuloj se jemi në negociata me Inva Mula që të jetë mysafire në netët e operës në Maj”, deklaroi Drejtori i “Operës dhe Baletit”, Vaso Ristev.
