Akuza për kaosin me mbeturina në Shkup / Arsovska akuzon Mickoskin, LSDM-ja nuk pret Shkup modern

TË FUNDIT

“Politikanët si ti janë mbeturina më e madhe”. Kështu u shpreh mbrëmë vonë e para e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, duke iu referuar liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, se qëllimisht po krijon probleme në funksionimin e higjienës, dhe më pas tenton të luajë rolin e heroit duke ofruar zgjidhje.

Struktura mafioze tanimë disa ditë po e bllokojnë punën e NP “Higjiena Komunale” dhe atë vetëm për interesa personale. Dhe në fund dua të shtoj dhe t’i dërgoj mesazh Hristijan Mickoskit se është zbuluar sonte sepse me sjelljen e tij të paskrupullt dhe për pikë të ulëta politike dëshiron të krijojë probleme për qytetarët e më pas të prezantohet se po i zgjidhë dhe i pastron. Politikanë të tillë janë mbeturina më e madhe që i ka parë ky qytet dhe ne sonte do të filljomë me pastrimin e mbeturinave t’i pastrojmë dhe ato!”, tha Arsovska.

Nuk vonoi edhe kundërpërgjigja e VMRO-DPMNE-së. Nga kjo parti akuzojnë Arsovskën se është e paaftë dhe përbënë rrezik për infektim masiv në Shkup. Kërkojnë dorëheqje prej saj.

“Destruktive dhe kriminele deri në asht, Arsovska menjëherë të jep dorëheqje. Paaftësia e Arsovskës ishte kërcënim për infektim masiv në Shkup. Me ditë të tëra në Shkup nuk mbledhen mbeturinat përshkak paaftësisë së Arsovskës dhe pushtetit lokal”, thanë nga VMRO-DPMNE-ja.

E LSDM ndërkohë qëndron e qetë nga anash dhe fajëson të dy palët, si Mickoskin ashtu edhe Arsovskën. Sipas tyre, Mickoski po aktron si i brengosur por në realitet ai është fajtori për kaosin në Shkup. Siç thonë nga kjo parti, Mickoski kërkonte vota nga qytetarët për Arsovskën për një Shkup më modern, por fituan qytet jofunksional dhe të papastër.

“Mickoski është përgjegjës për atë që Shkupi po ngulfatet në mbeturina. Për këtë Mickoski del dhe aktron i brengosur, paraqitja e tij tregon se di, përgjegjësia e tij është për kaosin në Shkup me mbeturinat. Mickoski kërkonte vota nga qytetarët për DPMNE-në dhe për Arsovskën, dhe së bashku premtuan Shkup modern”, thanë nga LSDM-ja.

Për mbështetjen e Arsovskës janë penduar edhe nga Aleanca për Shqiptarët. Kryetari i kësaj partie Arben Taravari, tha se si parti, gabimin më të madh që e kanë bërë viteve të fundit, është se e kanë mbështetur Danella Arsovskën për kryetare të Shkupit.