Aktorja shqiptare ndan lajmin e rëndë: Të dy bebushat i humba

TË FUNDIT

Pak javë pasi dha lajmin se do të bëhej nënë për herë të dytë, aktorja shqiptare Delinda Disha ka treguar se ka humbur dy fëmijët që priste dhe i donte kaq shumë.

“Të dy bebushat humba, dy binjakët që i doja kaq shumë janë atje lart si dy engjëj, ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ia dolëm dot. Jam mirë, por psikologjikisht po e kaloj shumë keq”, ka shkruar aktorja në InstaStory.

Aktorja Delinda dhe është e martuar me Eldon dhe janë prindër të një djali, 5-vjeçarit, Dasantin./21Media