Aktori i madh kosovar Çun Lajçi ka ardhur edhe në Shkup të shes librat e tij.
Ai ishte stacionuar tek sheshi Skenderbeu.
Thotë se interesimi për libra është i vogël dhe se mosha e cila ngjall më shumë interesim janë moshat e mesme. Deri në ora 15h pasdite Lajci kishte shitur vetëm 7 libra.
Por sapo u përhap informacioni nëpër rrjetet sociale se Lajci është në Shkup, u paraqitën shumë persona për t’i blerë librat e tij dhe brenda një kohë të shkurtër gjitha librat u shpërnanë.
Çun Lajçi tregon se nesër do jetë në Tetovë ora 11:00 dhe në Gostivar në ora 14:00.
Qëllimi i Çun Lajçit që del nëpër sheshe të shesi libra, siç thotë ai është që t’ju gjej prindër librave, të cilët ai i konsideron si jetim.
Ndryshe aktori ka libra ka shitur edhe në vende të tjera.
Para pak kohë derisa po shiste libra në Ferizaj, ato për njëherë ia bleu këngëtari Labinot Tahiri./Valon Sallai
