Festivali i Filmit të Venecias, në konkurrencën e së cilës janë 21 filma kryesor, është hapur të mërkurën dhe do të mbahet deri më 12 shtator, kur mbahet edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve.
Festivali u hap me filmin britanik Everest Baltasara Kormakura. Në ditën e katërt të festivalit është shfaqur filmi “Black Mass”. Në mesin e aktorëve të famshëm të cilët kanë kaluar mbi tapetin e kuq, ishte edhe Johnny Depp, Amber Heard, Joel Edgerton, Dakota Johnson, Diane Kruger dhe Elizabeth Banks.
Festivali i Filmit të Venecias mbahet çdo vit në fund të gushtit dhe në fillim të shtatorit në Palazzo del Cinema në Lungomare Marconi, në ishullin e Lidos në Venedik.
Çmimi kryesor i festivalit është “Luani i artë” (Leone d’Oro). Festivali i filmit Venecia është një nga më të vjetërit në botë, ndërkohë për herë të parë ai u mbajt në vitin 1932.
