“Aksioni u komprometua në fazën përfundimtare” – nxori sekret zyrtar, thirret në bisedë informative djali i një ish-zyrtari

TË FUNDIT

Nën dyshimin se ka nxjerrë informacion zyrtar sekret, mbrëmë policia ka ndaluar dhe marrë në bisedë informative personin me iniciale Q.B. Atij i është konfiskuar celulari, si provë materiale e cila nga prokurori kompetent do të dërgohet në ekspertizë.

Pas marrjes së celularit, i dyshuari është lënë i lirë, sipas udhëzimit të Prokurorisë. TV21 mëson se ai dyshohet i për komprometim të aksionit policor të realizuar më 15 dhjetor në disa lokacione në Shkup, prandaj edhe i është konfiskuar telefoni për të verifikuar urën e komunikimit me grupin. TV21 gjithashtu nga burime të tij ka mësuar se Q.B. është djali i një ish-zyrtari. Në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë”, kryeprokurori Lupço Kocevski,  duke folur për kompromentimin e aksionit në fjalë, tha se po zhvillohet hetim se kush ishte spiuni që shpërndau informacion sekret.

“Aksioni u komprimitua kur ishte në fazën përfundimtare, përkatësisht një ditë, dy apo tri ditë para se të niste zyrtarisht aksioni. Pikërisht në atë rrethanë, Prokuroria Publike edhe tani po heton për të zbuluar “kush është nishani” i rrjedhjes së informacionit të aksionit. Megjithatë, ka arritur dy ditë para se të ndërmerret aksioni i planifikuar, dhe të arrestojë disa nga të dyshuarit”, tha Kocevski.

“Shpërndau informacion zyrtar”, thirret në bisedë informative djali i një ish zyrtari – TV21