Herët në mëngjes policia dhe njësiti special ndërmori aksion në disa lokacione në lagjen Hasanbeg të Shkupit. Pas një hetimit të gjatë, siç thotë Ministrisë së Punëve të Brendshme, nga liria janë privuar 12 persona nga mosha 18-47 vjeç. Pjesë e këtij grupi kriminal, sipas MPB, është edhe një pjesëtar i policisë.
“Gjatë hetimit në disa raste të ndryshme janë dokumentuar shitje të lëndëve narkotike dhe të armëve. Sot duke vepruar në bazë të urdhrit për bastisje nëpër shtëpi dhe vende të tjera që është dhënë nga gjykatësi në procedurë paraprake, janë bastisur gjithsej 20 lokacione, ku nga liria janë privuar 12 persona nga 18-47 vjet, të gjithë nga Shkupi, edhe një nëpunës policor dhe po gjurmohet edhe për tre persona që janë pjesë e këtij grupi”, tha Suzana Praniç, zëdhënëse e MPB-së.
Zëdhënësja e policisë tregon në 20 lokacionet e bastisura është gjetur edhe lëndë narkotike.
“Gjatë bastisjes në shumë lokacione janë gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike, municion, dy pistoleta, vetura prej të cilave një e blinduar, shumë e madhe parash në deviza dhe denarë, celularë dhe pajisje kompjuterike”, shtoi më tej Praniç.
Për të arrestuarit do të dorëzohen padi penale në Prokurorinë publike. Policia informon se anëtarët e këtij grupi kriminal gjatë kohë kanë qenë të përfshirë në kryerjen e veprave penale “Prodhim të paautorizuar dhe lëshim në treg të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, të ndëshkuara sipas nenit 215 të Kodit Penal dhe “Armëmbajtje pa leje” sipas nenit 396.
