Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka njoftuar, se gjatë mëngjesit të sotëm është realizuar aksion kundër tregtisë ilegale me armë dhe drogë.
Në këtë aksion, i cili i paraprinë një hetimi disa mujor, janë arrestuar 8 persona, mes të cilëve edhe një zyrtar policor.
“Gjatë mëngjesit aksion policor për tregtinë ilegale me armë dhe drogë. Pas një hetimi disamujor, në Haraçinë janë arrestuar 8 persona, mes të cilëve edhe një zyrtar policor dhe një person nga Sveti Nikolla”, shkroi Spasovski në “Facebook”, transmeton TV21.
