AKSION PËR TA “DEBLLOKUAR” ÇARSHINË E VJETËR, GANIU DO T’I HEQ TARRACAT PA LEJE

TË FUNDIT

Komuna e Çairit ka nisur aksionin për largimin e tarracave të vendosura pa leje në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Nga komuna thonë se nga ky aksion askush nuk do të kursehet dhe nuk do të jetë mbi ligjin. Inspektorati u ka dhënë afat 5 ditë pronarëve që vet t’i tërheqin tarracave..

“Të gjithë afaristët  që kanë vendosur tarraca në mënyrë të paligjshme në territorin e Çarshisë së vjetër brenda pesë ditëve do të duhet t’i tërheqin të njëjtat, në të kundërtën, Komuna e Çairit në bashkëpunim me policinë do t’i largojë”, Mevludin Imeri, gazetar.

Zëdhënësi i Komunës Kushtirm Alla thotë se nga ky aksion i nisur në bashkëpunim me institucionet tjera të vendit, nuk do të falet askush dhe të gjithë do të jenë të barabartë para ligjit. Por ai thotë se tashmë një pjesë e afaristëve vet kanë filluar që t’i largojnë tarracat  .

“Presim që edhe pronarët tjerë të realizojnë veprimin e njëjtë, të tregojnë respekt ndaj ligjit mbi të gjitha. Në qoftë se vullnetarisht nuk bëjnë largimin e tarracave të vendosura në mënyrë jo-ligjore, Komuna e Çairit, Inspektorati i Tregut dhe qyteti i Shkupit, në bashkëpunim me shërbimet e rendit publik, policisë do të bëjnë largimin e tarracave dhe do të shqiptohen dënime adekuate ligjore të parapara”, tha zëdhënësi i Komunës së Çairit, Kushtrim Alla.

Këtë aksion e përshëndesin edhe qytetarët.

“Iniciativa është me vend, sepse rruga është ngushtuar duhet të ketë hapësirë, pengesa boll ka. Ky është një vend që ka traditën e vet duhet me qenë në rregull. Edhe për turistët të cilat vijnë këtu, edhe po dua të them se pak ja hijeshon fotografinë tjetër qytetit”, theksoi një qytetar.

Pasi disa afaristë, pas paralajmërimit,  veç më i kanë larguar tarracat, Kryetari i kësaj Komune, Visar Ganiu i falënderoi publikisht. Ndaj tyre nuk do të shqiptohen dënimet e parapara ligjore.

Përgatiti: Mevludin Imeri