Aksidentohet një autobus në Turqi, raportohet për të vdekur

TË FUNDIT

Të paktën 3 persona kanë humbur jetën ndërsa 19 të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku në Kayseri të Turqisë, raporton Anadolu.

Një autobus pasagjerësh është përmbysur në zonën Pinarbas ndërsa në mesin e të vdekurve është edhe një fëmijë.

Aksidenti ndodhi kur drejtuesi i autobusit të Komunës Bagcilar në Istanbul humbi kontrollin e mjetit.

Në vendin e aksidentit janë dërguar një numër i madh i ambulancave, zjarrfikësve dhe ekipeve policore.

Të plagosurit u dërguan me autoambulancë në spitalet ne Kayseri, Pinarbasa dhe Sariz.