Aksidentohet autobusi në Kanada, 53 të plagosur

TË FUNDIT

53 persona janë plagosur në Kanada, pasi një autobus u aksidentua.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në lindje të Vankuverit, që është goditur nga stuhi të forta dëbore në ditët e fundit.

Të plagosurit janë dërguar në tre spitale të ndryshme dhe shërbimet shëndetësore kanë mobilizuar stafin e njësisë së kujdesit intensiv.

Autoritetet megjithatë nuk ishin në gjendje të jepnin informacione të mëtejshme për gjendjen e tyre shëndetësore.