Në veturën që u aksidentua sot në autostradën Beograd-Nish po udhëtonin disa nga anëtarët e familjes Avdiu nga fshati Mateç, komuna e Likovës, përcjell TV21. Si pasojë e aksidentit, jetën ka humbur një grua, ndërsa bashkëshorti i saj, Sh.A. është rëndë i lënduar. Me çiftin në veturë ishte edhe kushëriri i Sh.A., respektivisht djali i axhës, N.A., i cili gjithashtu ka ndërruar jetë. Anëtarët e familjes Avdiu po ktheheshin në vendlindje nga Berlini.
Në lidhje me: Aksident tragjik në autostradën Beograd–Nish! Humbin jetën dy shtetas të Maqedonisë së Veriut

Aksidenti ndodhi herët në mëngjes, pranë nyjës Umçari në autostradën Beograd-Nish, ndërsa dyshohet se automjeti i tipit “Seat Leon”, me targa gjermane, për arsye ende të panjohura, doli nga rruga dhe u përplas në bankinat e autostradës.


Foto nr1: N.A. (Viktimë në aksident)
—————————————————————————————-

Foto nr2: Sh.A. (I lënduar në aksident)
