Në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Shtip – Radovish janë lënduar 17 persona.
Aksidenti që ka ndodhur në vendin e ashtuquajtur “Kilometri i tetë”, në të cilin morën pjesë autobus dhe furgon, ka qenë duke bartur pjesëtarë të Armatës të cilët kanë qenë duke udhëtuar nga qytetet tjera për në vendin e punës në Shkup.
Të lënduar kanë lëndime të lehta trupore dhe po kurohen në Spitalin Klinik të Shtipit, ka njoftuar për MIA, zëdhënësja e Spitalit, Marina Shumanska.
Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Shtip kanë njoftuar se në rrjedhë është kontrolli në vendin e ngjarjes, kurse aksidenti ka bërë të ditur se ka ndodhur para orës 7 të mëngjesit.
