Aksident në rrugën Tetovë – Jazhincë, tre të lënduar

TË FUNDIT

Në SPB Tetovë dje është lajmëruar se në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, tek fshati Neproshten ka ndodhur aksident komunikacioni në mes automjetit “Folksvagen Golf” me targa regjistrimi të Tetovës të drejtuar nga shoferi SH.S (43) nga fshati Nerasht dhe automjetit “BMV” me targa të regjistrimit të Tetovës të drejtuar nga B.N (40) nga fshati Debrosht.

Siç informojnë nga MPB, në aksidentin me lëndime të rënda pësoi B.N, ndërsa me lëndime të lehta SH.S dhe pasagjeri i të njëjtit automjet, J.M (43) nga fshati Nerasht, siç konstatuan nga spitali Klinik në Tetovë.