Aksident në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë! Dyshohet për katër viktima

TË FUNDIT

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qarkoren Radishan–Prishtinë–Mirkovcë, pas përplasjes mes një veture të tipit BMW dhe një kamioni me targa të Kosovës.

Si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se humbën jetën katër persona, pasi vetura u përfshi nga flakët.

Policia, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore kanë intervenuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa rruga është bllokuar për qarkullim. Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit, ndërsa identiteti i viktimave ende nuk është bërë publik.