Aksident në Batincë të Shkupit, vdes 49-vjeçari (VIDEO)

TË FUNDIT

Një person ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë trafiku në fshatin Batincë të Shkupit, shkruan TV21. Nga MPB për TV21 konfirmojnë se në aksident ka ndërruar jetë një 49 -vjeçar nga fshati Batincë.


“Rreth orës 20:00 është raportuar se në fshatin Batincë ka ndodhur aksident mes një veture Shkoda Oktavia, që po drejtohej nga N.R. nga fshati Batincë dhe veturës BMW. Në aksident N.R. ka ndërruar jetë nga lëndimet, shoferi i makinës BMW është dërguar në Qendrën Klinike”, konfirmojnë për TV21 nga MPB.