Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një aksident trafiku me pasoja fatale.
Në aksidentin që ka ndodhur dje, jetën e ka humbur shoferi.
“Më 28.07.2021 në ora 17.05 është denoncuar se në rrugën rajonale Resnjë – “Carev Dvor”, një veturë “opel frontera”, me targa të Resnjës, me shofer E.S.(46) nga Resnja, ka dalë nga korsia. Në vendngjarje ka vdekur shoferi”, thuhet në njoftim.
Ekspertizë ka kryer Prokurori publik dhe ekipi i Stacionit Policor në Resnje./TV21
