Aksident i rëndë trafiku në Çento të Shkupit (VIDEO)

TË FUNDIT

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në lagjen Çento të Shkupit, raporton TV21.

Sipas informacioneve të TV21, makina ka ikur nga ndjekja e policisë dhe me shpejtësi të madhe i ka prerë rrugën një furgoni dhe më pas vetura ka goditur një dru, ndërsa furgoni është rrokullisur.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes për të bërë inspektimin e rastit.

Për aksidentin në fjalë, pritet që sonte ose nesër Ministria e Punëve të Brendshme të dal me informacione shtesë.

TË NGJAJSHME