Aksident i rëndë, BMW-ja merr përpara 4 automjete të tjera!

TË FUNDIT

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të spitalit rajonal të Beratit. Një automjet tip “BMW 530” ka marrë përpara 4 makina të tjera.

Mësohet se drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin është Ervis Domaxeti i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Ndërkohë ka mbetur i plagosur pasagjeri Eri Ilia 38-vjeç i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje ndërkohë po punohet për kapjen e shoferit të BMW-së