AI e konfirmoi masakrën në Etiopi: Qindra persona theren për vdekje

TË FUNDIT

Organizata ndërkombëtare joqeveritare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Amnesti Interneshënall i konfirmoi raportet për masakrën në qytetin Mej Kaderi në rajonin Tirgaj në Etiopinë Veriore më 9 nëntor, ku një “numër i madh, me siguri qindra persona u therën për vdekje”.

Viktimat civilë “me siguri në asnjë mënyrë nuk kanë marrë pjesë në ofensivën ushtarake e cila është në vijim” në rajonin Tirgaj, deklaroi drejtori i AI për Afrikën lindore dhe jugore, Deproze Muçen.

Edhe pse AI akoma nuk ka përcaktuar se kush është përgjegjës për sulmin, dëshmitarët pohojnë se këto janë forcat lojale të Frontit popullor për çlirim të Tigraj (TPLF) i cili e udhëheqë rajonin dhe është në përplasje me kryeministrin Abi Ahmed që nga ardhja e tij në pushtet në vitin 2018.

Kryeministri paraprakisht deklaroi TPLF ka bërë ekzekutimin e trupave qeveritare në pjesën veriore të Etiopisë.

Ahmed publikoi në Tuiter se armata e ka kthyer kontrollin mbi qytetin Shirom në rajonin Tigraj dhe ka zbuluar “trupa të ushtarëve të cilët janë lidhur dhe vrarë”. Ai nuk e dha numrin e viktimave.

Kombet e Bashkuara, Unioni Afrikan dhe bashkësia ndërkombëtare shprehën brengosje se Etiopia mund të hyjë në luftë civile pasi Abi, fitues i Çmimit Nobel për paqe në vitin 2019, urdhëroi orë policore dhe dërgoi ushtarë për ta shuar kryengritjen e TPLF.