Ahmeti: Ne nuk jemi të interesuar të bëhemi pjesë e kësaj Qeverie, sepse nuk jemi gomë rezërvë

TË FUNDIT

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se Fronti Europian nuk është i interesuar të bëhet pjesë e Qeverisë, pasi që siç shtoi nuk janë gomë rezervë, përcjell TV21. Ahmeti tutje, tha se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë subjekt, e jo objekt.

Ndërkaq, Ahmeti në fjalën e tij tha se Fronti Europian është përfaëqsuesi legjitim i shqiptarëve dhe komuniteteve më të vogla, duke shtuar se koalicioni VLEN nuk i ka fituar zgjedhjet.

“Ne jemi përfaqësues legjitim të shqiptarëve, nuk i kanë fituar zgjedhjet, një ditë do t’ua bëjmë 8 me 2, dalim vendvotim më vendvotim se si shqiptarët kanë votuar Frontin Europian”, tha kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Mes tjerash Ahmeti tha se shqiptarët sot përfaqësohen nga “objekti” me emrin VLEN, njëjtë si një gurë që e rregullon “ustahi” siç don ai vetë.

“Sot shqiptarët përfaqësohen nga objekti me emrin VLEN, njejte si një gurë që e rregullon “ustahi” siç don ai vet. Fronti do të vazhdoj cdo ditë me konferenca shtypi, diellin  pëllëmbe mbi kokë do të ua sjellim, sepse shqiptarët nuk e meritojnë këtë nënçmim. Ne nuk jemi të interesuar të bëhemi pjesë e kësaj qeverie, sepse nuk jemi gomë rezërvë. Ne nuk jemi përfaqësues të anarkise e revanshizmit, ne nuk veprojmë sipas instiktit, sepse jemi ndërtuar sipas ideologjisë kombëtare. Fushata anti-shqptare që është neveritëse nuk është e mirë, kur dëgjoj gjithë ato prononcime shqiptarët le të ikin në Shqiperi se ky shtet na qenka Maqedoni… Kur bëhen këto histerike? Kur Europa është në luftë dhe mbrohet nga Rusia, kur zjarri i konfliktit nuk është larg nesh në Lindjen e Mesme. Ne nuk duam të kthehemi pas, sepse edhe Europa po i hapi këto çështje nuk dihet se ku përfundojnë gjërat. Shëiptarët kanë respektuar gjithmonë të drejtat ndëretnike, ndaj njejte duhet të veprojnë edhe bashkëqytetarët tanë maqedonas. Zot në këtë vend e dalë zotës jemi edhe ne, sepse bashkë shtetin e bëjmë, e ndërtojme bashkë dhe e çojmë në BE, e jo kështu siç na larguan nga pakoja me Shqipërinë. Nuk kemi ne takat me u marr me inate e me hasmëri me shtetet tjera, ndaj vendit I duhet paqe dhe stabilitet, veting, luftë kundër korrupsionit. Hajde të hapim hetim për të hulumtu pasurinë e politikanëve por nuk ua mban sepse keni hy të leckcosur e jeni pasuruar. Mos bëni hajgare me çështjet shqiptare, mos prekni gjuhë e flamur, mos prekni në plage që jane mbyll. VLEN ka bërë gabim fatal që hyri në këtë qeveri, por nuk e di se çka i gjeti. Këto e kanë mësu një fjali “BDI-ja i ka fajët”. Po harrojnë këta që u pavarësuan ne vitin 1991 mirëpo nuk munden ta mbajnë shtetin vetë, sepse në vitin 2001 baraka prej letre u rrëzu. Neve na duhet BE-ja për gjitha të mirat që i ka, sepse ne nuk jemi fantazer por kemi koncepte në politikbërje. Cka tutje? Ne do bëjmë ashtu siç do populli, ndaj le ta harrojnë idenë se ata i kanë fituar zgjedhjet, sepse vjen dita e ua bëjme 8 me 2”, tha Ali Ahmeti – kryetar i BDI-së.