Ahmeti mesazh Grupit të zjarrit: Mos dilni përpara uraganit se ju shkel! Mexhiti: Ahmetin s’e njohim kështu

TË FUNDIT

Ne jemi të misioneve të rënda dhe punojmë që në këtë vend të sundojë ligji dhe të mbizotëroj demokracia. Kështu u shprehën mbrëmë intergristët në tubimin në Çair. Artan Grubi tha se BDI-në askush nuk mund ta ndal sepse siç shtoi trenit nuk i dilet përpara.

 “Në fillim e patë një video këtu, doli tuneli, me një dritë në fund të tunelit edhe gjithmonë drita në fund të tunelit synon shpresën apo jo, ama mu ky tunel edhe kjo dritë ma kujtoi edh enjë mësim kështu popullor. Vëllezër dhe motra trenit nuk i dilet përpara”, deklaroi Artan Grubi – BDI.

Edhe kryetari i integristëve Ali Ahmeti kishte një porosi.

“Artan ne nuk jemi tren, jemi uragan. Uragani nuk ndalet. Uragani po të vuri përpara nuk ngritesh më dot dhe të mbulon njëherë e përgjithmonë.               Prandaj të gjithë atyre që përpiqen të ndalojnë të pengojnë vizionin dhe misionin e BDI-së le të dëgjojnë një porosi shumë të sinqertë: Mos i dilni parapara uraganit se u shkel”, tha Ali Ahmeti – Kryetar i BDI-së.

Por Izet Mexhiti për TVKlan tha se nuk e njeh kështu Ahmetin, sepse siç shtoi më herët nuk ka bërë kështu kërcënime

“Mirë atë t’ia lëmë qytetarit ta vlerësoje se cili është uragani dhe cili është qëllimi i uraganit.// Mendoj se kjo nuk është ashtu siç e njohim ne z. Ahmeti. Zemërgjerë, kryetar partie i cili edhe kur i bëhet atentat thotë se nuk kam plumba për shqiptarët, me qetësi dhe butësi është sjellë në të kaluarën, por tani nuk e di çfarë e ka gjetur me këto kërcënime, si duket ka ra në ndikimin e artanistëve”, pohoi Izet Mexhiti – nënkryetar i BDI-së.

Ndryshe Grubi edhe mbrëmë tha se ka të shtrirë dorën e pajtimit. Por Mexhiti për këtë është përgjigjur se Grubi nga njëra anë e shtrinë dorën e pajtimit e nga ana tjetër shkakorn të gjithë funskionarët që janë rreshtuar pas grupit të zjarrit.