Ahmeti komenton deklaratën e Pendarovskit për etninë në letërnjoftime

TË FUNDIT

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka komentuar deklaratën e presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, se në letërnjoftime nuk duhet të qëndrojë grafa etnike.

I pyetur për këtë çështje nga gazetarët, Ahmeti ka deklaruar se ndryshimet ligjore janë në proces dhe ata si parti do ta mbështesin propozimin më të mirë.

“Është një çështje që është në proces në institucione. Ne e mbështesim gjithë atë që do të vlerësohet si më e mira”, tha Ahmeti pas akademisë për shënimin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, transmeton TV21.

Ndërkaq, Pendarovski ka deklaruar, se ai nuk pajtohet që në letërnjoftime të qëndrojë grafa etnike apo fetare, pasi sipas tij, kjo nuk ndodh në asnjë shtet demokratik i botës.