Ahmeti, kërkon shtimin e policëve në kryeqytet

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Brendshme ka vizituar Komunë e Prishtinës, ku ka deklaruar se çështja e mundshme e diskurseve ekstreme nuk mund të lihet vetëm nën udhëheqjen e një institucioni por duhet të ndalet bashkërisht.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmemti ka kërkuar shtimin e policëve në kryeqytet pasi që, sipas tij, numri i aksidenteve dhe mossigurimi nëpër shkolla tanimë është bërë problemi kryesorë.

Ndër të tjera, Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me Komunën e Prishtinës do të fillojnë me kërkesa të përbashkëta të trajtimit të temave lidhur me drogën nëpër shkolla dhe trafikimin e qenieve njerëzore.

Ndërsa, drejtori i Departamentit për Antiterrorizëm, Fatos Makolli, tha se është i shqetësuar për çdo lloj ekstremizmi. Sipas tij, ideologjisë së ekstremizmit i kanë prirë më së shumti të rinjtë.