Ahmeti: Kamberi ka qenë opozitari i vetëm në Parlamentin e Serbisë

TË FUNDIT

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në “Argument Plus” në TV21 tha se shqiptarët në Luginë të Preshevës, Medvegjë dhe Bujanoc janë në gjendjen më të rëndë në hapësirat shqiptare. Ai vlerësoi rolin e deritanishëm të deputetit të vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, duke thënë se ai në disa raste ka qenë opozitari i vetëm në Serbi,

“Do të doja të them se zotëri Kamberi ka përfaqësuar me shumë dinjitet shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe jo vetëm shqiptarët, por jam krenuar që z.Kamberi ka qenë opozitari i vetëm në Parlamentin e Serbisë duke e luajtur edhe një opozitë të vërtetë edhe për serbët sepse s’ka pasur serbë që të kundërshtojnë politikat joparimore të politik-bërësve serb”, tha Ahmeti.