Ahmeti: Jemi fitues absolut në këto zgjedhje

TË FUNDIT

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga Tetova tha se partia e tij është fituese absolute e këtyre zgjedhjeve. Ai tha se partia e tij ka siguruar 100 mijë vota dhe 12 mandate. Mes tjerash Ahmeti falënderoi të gjithë qytetarët të cilët sot edhe përkundër epidemisë më korona virusin kanë dal të votojnë.

-Në këtë ngjarje kaq të rëndësishme unë dua të ju kumtoj juve se shqiponjat u kthyen në folen e tyre. Dua të falënderoj të gjithë qytetarët që në këto rrethana pak sa të vështira ju përgjigjën thirrjes për dalje në zgjedhje, tha mes tjerash Ahmeti, lider i BDI-së.