Ahmeti: I tmerrshëm gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë! UÇK ka filluar rezistencën nga pragu i shtëpisë

TË FUNDIT

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim , Ali Ahmeti në Argument Plus në RTV21 tha se gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë është i pabazë Ahmeti tha se “t’i vendosësh njerëzit në bankë të akuzës për gjëra që s’i kanë bërë, është e tmerrshme.”

“Më duhet këtu ta them shumë hapur që ky proces është inkurajuar, është motivuar nga libra të bardhë, nga libra të zi që gjithçka kanë hedhur për keq për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovë, duke i veshur gjëra të pabëra, duke i veshur krime që nuk janë bërë kurrë në Kosovë. Nuk ka pasur UÇK-ja ekspertë për transplantime t veshkave, gjymtyrëve, të organizmit. UÇK ka qenë një ushtri vullnetare që ka filluar rezistencën nga pragu i shtëpisë deri në formacione ushtarake të drejtuara nga djem dhe vajza patriotë të vendit”, deklaroi Ahmeti.

Ai e krahasoi agresionin rus në Ukrainë me agresionin serb në Kosovë.

“Shpresoj që Ukraina dhe këto krime që bëhen në Ukrainë nga një agresorë aq i fortë, që po ti marrish ti hedhësh në miniaturë, i ngjan si Serbia kundër Kosovës që luftonte”, theksoi Ahmeti.