Ahmeti fton tryezën e partive shqiptare, Zaev: Ky është presion i BDI-së për postin e Kryeministrit

Must Read

ASH-AAA karton të kuq për zëvendësministrat? Abazi: S’kanë legjitimitet, do të punojnë vetëm për interesat partiake

Zëvendësministrat e rinj të propozuar nga Qeveria, nuk do të sjellin asnjë risi, por vetëm do të...

Bytyqi kundër Grubit dhe Zaevit, “Paratë publike nuk duhet të ndahen sipas përkatësisë etnike”

https://youtu.be/QVHD2o-kb-0 Propozimi i zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi që të subvencionohen kompanitë...

Profesionet të ndryshme nga obligimet?! Zëvendësministrat të martën para deputetëve

https://youtu.be/KaiRwPjWwFY Në vend që të kenë fundjavë të lirë, deputetët do të...
- Advertisement -

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka ftuar në takim të përbashkët katër krerët e partive parlamentare shqiptare, atë të Alternativës, Afrim Gashi, kreun e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, atë të Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela dhe kreun e PDSH-së Menduh Thaçi.

Ahmeti tryezën e përbashkët të partive shqiptare e fton për më 13 gusht, në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit. Në njoftimin për media nuk jepen detaje se për çfarë do të flitej në këtë takim, por këto për TV21 i ndau zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, duke treguar se do të flitet edhe për çështjen e Kryeministrit shqiptar.

- Advertisement -

 “Do bisedohet për temat e rëndësishme shtetërore dhe kombëtare të cilat kërkojnë bashkërendim të partive parlamentare shqiptare në pozitë dhe ato në opozitë siç janë zgjedhja e z.Zyberi për kryeministër si kandidat apartiak shqiptar i mbështetur nga BDI, për marrëveshjen Ohrit, për marrëveshjen e Prespës, Marrëveshjen me Bullgarinë, bisedimet me Bashkimin Evropian të cilat në vete kërkojnë inkuadrim të të gjithë spektrit politik në Parlament për t’i miratuar ligjet në funksion të harmonizimit me BE”, tha zëdhënësi I BDI-së, Bujar Osmani.

Kjo ftesë e Ahmetit drejt liderëve shqiptar vjen pasi kreu integrist tashmë edhe zyrtarisht i ka nisur bisedimet për bashkëqeverisje me kreun e LSDM-së Zoran Zaev, që udhëheq me koaliconin “Mundemi”, pjesë e së cilës është edhe Lëvizja Besa.

- Advertisement -

Zaev tha për TV21 se thirrjen e Ahmetit për tryezë të përbashkët e sheh si presion ndaj tij dhe koalicionit.

TV21: A shihni këtë si presion për idenë për Kryeministër shqiptar, dhe nëse ka çfarëdolloj marrëveshjeje mes këtyre partive, a do të ndikonte kjo në formimin e shumicsë?

- Advertisement -

Zaev: Po, këtë e shoh si presion ndaj meje, LSDM-së dhe Koalicionit “Mundemi”, për kryeministër sipas propozimi të BDI-së. Për pyetjen e dytë është shumë herët për çfarëdolloj komenti.

Nga Lëvizja Besa, partner në koalicioni “Mundemi”, thonë se e kanë marrë ftesën, ndërsa vendim për pjesëmarrje ende nuk kanë. Sekretari Gjeneral i Besës Ajranit Hoxha tha për TV21 se “nesër do kenë mbledhje të Kryesisë Qendrore dhe më pas do lëshojnë komunikate për mediat”.

Tani për tani pa qëndrim janë edhe parnetër e koaliconit “Tash është koha”, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, të cilët paralajmërojnë se vendim do të sjellin në mbrëmje.

“Tryeza e partive parlamentare shqiptare duhej të thirrjen kur bëheshin ndryshimet kushtetuese. Ne që atëherë kemi kërkuar të thirrjet kjo tryezë si instrument politik, për interesin e përbashkët të shqiptareve në RMV. Për ne përsëri shumë me rendësi është statusi i shqiptarëve në RMV, prandaj deri në fund të ditës do te sjellim vendim se bashku Aleanca-Alternativa si koalicion, nëse ja vlen që të ulet në tryezën e partive politike parlamentare shqiptare”, theksoi Arben Taravari Sekretar Gjeneral I Aleancës për Shqiptarët.

 “Në mbrëmje kryesia e ngushtë e partisë (TOK) ka mbledhje dhe do të sjellë vendim për ftesën në fjalë. Për këtë do të koordinohemi edhe me partnerin e koalicionit”, potencoi Skender Rexhepi, Sekretar Gjeneral i Alternativës.

Kërkuam qëndrime dhe nga Partia Demokratike Shqiptare por nuk morëm asnjë përgjigje.

- Advertisement -

ASH-AAA karton të kuq për zëvendësministrat? Abazi: S’kanë legjitimitet, do të punojnë vetëm për interesat partiake

Zëvendësministrat e rinj të propozuar nga Qeveria, nuk do të sjellin asnjë risi, por vetëm do të punojnë për interesat e tyre...

Bytyqi kundër Grubit dhe Zaevit, “Paratë publike nuk duhet të ndahen sipas përkatësisë etnike”

https://youtu.be/QVHD2o-kb-0 Propozimi i zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi që të subvencionohen kompanitë private të cilat do të...

Profesionet të ndryshme nga obligimet?! Zëvendësministrat të martën para deputetëve

https://youtu.be/KaiRwPjWwFY Në vend që të kenë fundjavë të lirë, deputetët do të duhet t’i lexojnë biografitë dhe...

MPB “ruan” ish-ministren Jankullovska, Gruevski në Budapest, bashkëpunëtorët e tij më të afërt në burg

https://youtu.be/I-GFz2nm33w Përditshmëri e banorëve të rrugës “Dimçe Mirçev” numër 20, janë makinat policore, sepse vetëm 10 metra...

Jo të gjitha shkollat kanë kompjuterë dhe internet

https://youtu.be/l-Cg1Gf5xHo Ministria e Arsimit dhe Shkencës po informon drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme për llojin...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -