Ahmeti fton për tryezë të përbashkët shqiptare, ASH ia rikujton shprehjen “Me horra nuk ulem”

Must Read

Gir: Sundimi i së drejtës dhe ligjit duhet të jetë prioritet i Maqedonisë së Veriut

Kryeministri Zoran Zaev së bashku me euroambasadorin e ri në vend Dajvid Gir sot mbajti konferencën e...

Vazhdojnë protestat antiqeveritare në Bullgari

Rreth 10.000 persona dje u grumbulluan në Sofje në Ditën e Pavarësisë duke kërkuar “pavarësi nga mafia”...

Gjobiten 746 persona për mosmbajtjen e maskave

Policia ka gjobitur 746 qytetarë gjatë 24 orëve për mosmbajtjen e maskave. Ministria e Brendshme u bën...
- Advertisement -

Edhe pse shumë e përfolur, deri më tani zyrtarisht asnjë hap nuk është ndërmarrë për të mbledhur tryezën e partive politike shqiptare.

Bashkimi Demokratik për Integrim, parti që në zgjedhjet e 15 korrikut mori më së shumti mandate në bllokun shqiptar, shprehet e gatshme për këtë tryezë. Zëdhënësi Bujar Osmani i tha dje TV21 se kreu Ali Ahmeti me telefon i ka ftuar krerët shqiptarë që të takohen.

- Advertisement -

“Kur ka biseduar në telefon, kreu i BDI-së Ali Ahmeti i ka ftuar të gjithë krerët e partive shqiptare, duke u thënë se është mirë të takohemi bashkë, para formimit të qeverisë. Parimisht askush nuk ka refuzuar, por kanë thënë se u duhet kohë për konsultime të brendshme në partitë e tyre”, tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Të pyetur se a janë të gatshëm për tu ulur në tryezë të përbashkët, partnerët e koalicionit “Tash është koha”, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, gishtin e drejtojnë nga integristët si problem për mos mbledhjen e tryezës.

- Advertisement -

“Këtë pyetje drejtoheni tek z. Ahmeti i cili i quajti liderët e partive politike shqiptare horra duke thënë se nuk ulet me horra! Ai qëllimisht e minoi tryezën politike të liderëve. Ne kurrë nuk e kemi thënë se nuk ulemi dhe as horra s’i kemi quajtur liderët shqiptarë, por tani e themi se për momentin prioritet është mbrojtja e votës se lirë nga mashtrimi i BDI-së, ndërsa Ali Ahmeti le të përgjigjet para shqiptarëve se pse e braktisi idenë e Kryeministrit sapo mbaruan zgjedhjet”, u shpreh Flakron Bexheti, zëdhënës i ASH-së.

“Kryetari i Alternativës nuk ka pasur asnjë ftesë për tryezë të përbashkët. Konsiderojmë se është ofenduese për shqiptarët të thoni që BDI-ja është parti me më shumë mandate. Derisa nuk pranohet e vërteta e hidhur se shqiptarëve u është vjedhur e drejta e votës së lirë, nuk mund t’i përgjigjemi pozitivisht ftesës së atyre që e kanë dhunuar votën e lirë të shqiptarëve”, theksoi Skender Rexhepi, Sekretar Gjeneral i Alternativës.

- Advertisement -

Arjanit Hoxha nga Lëvizja “Besa”, partner koalicioni i LSDM-së, tha për TV21 se deri më tani nuk kanë marrë asnjë ftesë apo nismë zyrtare për tryezën e përbashkët. Për këtë do të prononcoheshin në momentin që do të ketë ftesë, tha Hoxha. Kërkuam qëndrim edhe nga Partia Demokratike Shqiptare, por nga atje nuk u përgjigjën nëse kreu i tyre Menduh Thaçi është ose jo i gatshëm për tu ulur në tryezën e përbashkët të krerëve të partive shqiptare.

- Advertisement -

Gir: Sundimi i së drejtës dhe ligjit duhet të jetë prioritet i Maqedonisë së Veriut

Kryeministri Zoran Zaev së bashku me euroambasadorin e ri në vend Dajvid Gir sot mbajti konferencën e parë për media. Zaev euroambasadorin...

Vazhdojnë protestat antiqeveritare në Bullgari

Rreth 10.000 persona dje u grumbulluan në Sofje në Ditën e Pavarësisë duke kërkuar “pavarësi nga mafia” dhe dorëheqje të Qeverisë të...

Gjobiten 746 persona për mosmbajtjen e maskave

Policia ka gjobitur 746 qytetarë gjatë 24 orëve për mosmbajtjen e maskave. Ministria e Brendshme u bën apel qytetarëve që të respektojnë...

“Incident” me aeroplanin e Pensit

Aeroplani me të cilin udhëtonte nënkryetari amerikan Majk Pens ishte i detyruar që të kthehet në aeroportin në Mançester në shtetin Nju...

Ambasadori izraelit në KB e lëshoi sallën plenare gjatë fjalimit të Erdoganit

Ambasadori izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan, i cili ishte i pranishëm në mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së në...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -