Kreu I BDI Ali Ahmeti është shprehur se kjo përballje në Hagë e ish-komandantëve të UÇK-së është një proces i pashmangshëm. Ahmeti për VizinPlus ka thënë se kjo është një rrugë e cila tashëm duhet përfunduar duke treguar të vërtetën dhe çiltërsinë e luftës së drejtë.
Lidhur me betejën e Thaçit dhe Krasniqit në Hagë, Ahmeti shtoi se ata kanë rrezikuar veten për Kosovën dhe kjo mbetet sakrificë e madhe e tyre.
“Është politizuar shumë kjo situatë, po debatohet shumë, por vërtet ka qenë e pashmangshme pasi që e tërë çështja do të kalonte në Këshillin e Sigurimit. Thaçi dhe Veseli kanë qenë të vetëdijshëm se Kosova do të rrezikonte edhe më shumë kur e dimë që rezoluta 12 44 është ende në fuqi dhe kemi vende të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Të gjithë këta e kanë rrezikuar veten që të mos rrezikohet Kosova. Kjo është një sakrificë mjaftë e madhe e figurave të Kosovës”, theksoi Ali Ahmeti – kryetar i BDI-së.
