Ahmeti apelon për vaksinim: Çdo ditë pranojmë lajme të rënda

TË FUNDIT

Duke shprehur ngushëllime për familjarët dhe bashkëpartiakët e tij, të cilët kanë humbur të afërmit si pasojë e Covid-19, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka apeluar deri te qytetarët që të vaksinohen.

Njofton se ai është vaksinuar që në muajin maj, pasi siç thotë, kjo është mënyra e vetme për t’u ballafaquar me virusin vrastar, si pasojë e të cilit “çdo ditë pranojmë lajme të rënda nga rrethi më i ngushtë”.

“Apeloj për VAKSINIM masiv dhe respektim të masave, distancë, maskë, higjienë. Ju lutem për kujdes, përgjegjësi dhe vetëdije të lartë qytetare, familjare dhe individuale, andaj vaksinohuni dhe mos hezitoni!”, shkroi Ahmeti në “Facebook”, transmeton TV21.