“Ah Edi”, Erdogan takohet me shqiptarët në New York dhe i kujtohet Rama

TË FUNDIT

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ndodhet në New York në SHBA ku do të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Edhe në SHBA, Erdogan është takuar me disa shqiptarë, të cilit i kanë kujtuar menjëherë mikun e tij, kryeministrin Edi Rama.

Teksa disa persona i janë afruar atij gjatë shëtitjes në Central Park të New York-ut dhe i janë prezantuar si shqiptarë, ai ka kujtuar menjëherë Ramën, duke u thënë “Ah po Edi, Edi”.

Kujtojmë se marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe presidenti të Turqisë Erdogan janë mjaft të ngushta dhe ata janë miq mjaft të mirë.