Ish-ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku në RTV21 deklaroi se anëtarësimi në NATO është orientimi strategjik i Kosovës .
Sa i përket përshtatjes së standardeve të NATO-s, Çeku u shpreh se Kosova i ka tejkaluar.
“Sa i përket përmbushjes së standardeve të NATO-s, ne i kemi tejkaluar. Sa i përket përmbushjes së kritereve, standardeve teknike, ne i kemi. Problemi është mosnjohja e pesë vendeve, tash katër vendeve në NATO, nga pesë që nuk na njohin në BE dhe çdo vendim në NATO merret me konsensus, por momenti është që tani më anëtarësimi në NATO nuk është çështje politike por e sigurisë, është veprim që ndihmon stabilitetin në Ballkan”, deklaroi Çeku.
