Ageler për “listën e zezë” amerikane: Muajt në vijim do të shohim një apo dy emra

TË FUNDIT

Ambasadorja amerikane në vend, Anxhela Ageler, duke folur për “listën e zezë” amerikane u shpreh se nuk është vetëm një listë por janë disa të tilla të cilat përpilohen në Uashington. Korrupsioni bëhen çdo ditë dhe në forma të ndryshme, prandaj procesi kërkon hulumtime dhe përpilim me kujdes, u shpreh Ageler, duke paralajmëruar se muajve në vijim të dalin një ose dy emra të personave nga Maqedonia e Veriut.

“Kërkon hulumtime që të sigurohemi se nuk po e fusim dikë në listë së cilës nuk i takon. Është diçka e ndryshueshme dhe e lëvizshme, mendoj se muajve në vijim do të shohim një ose dy emra dhe ky do të jetë një proces që vazhdon. Nuk ndalon, prandaj është në vazhdimësi edhe në Uashtington”- tha Anxhela Ageler, ambasadore e SHBA-ve.

Sa u përket sanksioneve amerikane të cilat do të zbatohen për ata që do të gjenden në listën e zezë, Ageler, tha se do të ketë lloje të ndryshme sanksionesh.

“Ka disa lloje sanksionesh që Shtetet e Bashkuara i vendos. Disa janë financiare dhe sipas asaj që unë shoh, mund të jenë veçanërisht efektive, ndërsa disa janë të lidhura me vizat dhe mekanizmat e tjerë ligjor.”- tha ”- tha Anxhela Ageler, ambasadore e SHBA-ve.

Ambasadorja Ageler njoftoi se Uashingtoni sheh për të gjitha formulimet e mundshme për sanksione dhe një person i listës së zezë mund të jetë në disa kategori.